Food & Drink Lifestyle

Në këtë lokal mund të konsumoni pak nga kafeja më e shtrenjtë në botë!

Kafja në Melburn të Australisë nuk është një nga pijet më ekonomike. Lokali i njohur si “Proud Mary” sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë, pak a shume 150 dollarë filxhani.

Varianti i kafes është ai i quajtur “Black Jaguar”, i kultivuar në rajonin e Chirigui të Panamasë dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale. Kafja e tipit Geisha shndërrohet në “black jaguar” pas një teknike të pjekjes e ngadaltë, më e gjatë se normalja por pa e djegur atë.

Arrihet një kafe të ëmbël dhe e errët që nuk është e hidhur, por ka një shije të mrekullueshme dhe të plotë. “Ka diçka që të bën të hidhesh përpjetë tek kjo kafe, ishte speciale për shije dhe karakter”, thotë pronari i “Proud Mary”, që disponon një sasi vetëm për 22 gota.

Për miliona njerëz në botë, mëngjesi nuk nis kurrë pa një filxhan kafe. Kjo pëlqehet veçanërisht për shijen e saj dhe aromën e veçantë, si dhe për aftësinë që ka për t’iu dhënë njerëzve energji. Por pavarësisht efekteve pozitive që kafeja mund të ketë, ajo mund të shkaktojë edhe efekte të padëshirueshme te një pjesë e njerëzve.

Pas konsumit të kafesë, disa njerëz mund të mos ndihen mirë dhe u krijohen shqetësime, duke i dërguar shpesh edhe në spital. Zbuloni duke klikuar në këtë link disa arsyet se pse ndodh kjo gjë si dhe se çfarë duhet të bëni në rast se e pëlqeni kafen, por ju shkakton të tilla efekte.