Celebrities Gossip Showbiz

Në lidhje me aktorin britanik 16 vjet më të ri, miqtë e Shakira-s të shqetësuar për romancën e re të këngëtares!

Ylli kolumbian Shakira është në një romancë me aktorin britanik Lucien Laviscount por kjo lidhje duket se ka ngjallur shqetësim tek miqtë e saj, të cilët kanë frikë se aktori është në lidhje me këngëtaren vetëm për famë. Lucien ka qenë pjesëmarrës në klipin e kësaj të fundit të këngës Punteria, ku edhe dyshohet që nisi gjithçka.

Së fundmi burimet e brendshme kanë konfirmuar se ata janë bashkë, por nuk janë ‘shumë të përfshirë’, gjë që ka lehtësuar shumë miqtë e 47-vjeçares Shakira, të cilët thuhet se kanë frikë se ai do t’i thyejë zemrën. Një burim tha për DailyMail se miqtë e saj janë të shqetësuar se aktori hyri në lidhje me Shakira-n vetëm për famë.

Më pas u aludua se aktori vetëm dëshiron që njerëzit të dinë emrin e tij, duke qenë se ai ka qenë në lidhje me vajza më pak të famshme. Shakira thuhet se ende nuk e ka harruar ishin e saj, futbollistin Gerard Pique. Rikujtojmë, se ylli i muzikës pop ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Jimmy Fallon dhe hodhi kunja ndaj Pique. Kur prezantuesja e pyeti se pse u deshën më shumë se 7 vjet për të nxjerrë një album të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte “burri”.

Po nxirrja këngë aty-këtu, por ishte shumë e vështirë për mua të ndërtoja një pjesë të punës. Ishte për shkak të burrit. Tani nuk kam burrë. Po, burri po më zhyste poshtë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj vërtet.

Shakira ka dhënë gjithashtu një intervistë së fundmi ku ka treguar për sakrificat në karrierën e saj muzikore gjatë kohës që ishte në lidhje me Pique.

 Për një kohë të gjatë bëra pauzë në karrierën time për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll. Kishte shumë sakrifica për dashurinë.