Auto & Moto

Në muajin shkurt Toyota vjen me surpriza!

Toyota Motor Corp ka thënë së fundmi se po planifikon të prodhojë rreth 750 mijë automjete në muajin shkurt. Prodhuesi japonez i automjeteve tha se synon të prodhojë rreth 300,000 automjete brenda vendit dhe rreth 450,000 jashtë shtetit dhe se do të vazhdojë të monitorojë furnizimin e pjesëve të automjeteve.

Toyota prodhoi 740,996 automjete globalisht në shkurt të vitit të kaluar, kundrejt një objektivi prej rreth 700,000. Toyota Motor Corporation është një prodhues shumëkombëshe japoneze e automobilave me seli në Toyota City, Aichi, Japoni.

Ndonjëherë mendohet se asgjë nuk mund t’i ndalë prodhuesit e makinave që të nxjerrin në treg ‘bishat’ e tyre por së fundmi një tajfun i fuqishëm ka detyruar markat Toyota dhe Nissan që t’i pezullojnë prodhimet në fabrikat në Japoninë jugperëndimore. Dy kompanitë do të shkurtojnë turnet, edhe pse akoma nuk ka detaje mbi numrin e makinave që do të humbasin nga prodhimi.