Çështja e vdekjes së papritur të Matthew Perry, po del në dritë. Duket se vdekja e yllit të “Friends” nuk do të mbetet në hije dhe personat përgjegjës do të ndëshkohen. Pas arrestimit të mjekut dhe disa shitësve, në pranga ka rënë edhe asistenti i tij personal.

Dyshimet janë se aktori është vrarë me dashje pas injektimit të ketaminës në sasi të lartë. Dyshohet se ishte asistenti, Kenny Iwamasa që ia injektonte, duke përfituar nga varësia e tij.

Deri tani janë arrestuar 5 persona në lidhje me këtë ngjarje. Të përfshirët në këtë krim, mendohet se kanë përfituar para, pasi një shishe me ketaminë aktorit i është shitur për 2 mijë dollarë.