Celebrities Gossip Music Showbiz

Në videoklipin e këngës së re të Maluma-s keni nderin të shikoni legjendarin Lionel Messi!

Lionel Messi mund të jetë shumë i zënë me punët e tij por ka gjetur kohë dhe është bërë pjesë e videoklipit të këngës së re të këngëtarit kolumbian Maluma. Ylli argjentinas, kampion i botës është shfaqur në stadiumin DRV PNK të Inter Miamit, ndërsa mban në duar edhe trofeun e kupës të fituar nga skuadra e David Beckham. Teksa prezantoi këngën, Maluma shkroi në Instagram:

Për të madhin Leo Messi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Në më pak se 24 orë, video është parë nga më shumë se 500 mijë persona.

Lionel Messi është bërë lojtari me më së shumti trofe të fituar në historinë e futbollit pasi fitoi Kupën e Ligës në futbollin amerikan, trofeu ky numër 44 në karrierën e tij. Ky trofe i bashkohet kabinetit pothuajse të tejmbushur, duke përfshirë 10 tituj të La Ligës, katër fitore në Ligën e Kampionëve, shtatë Copa Del Reys, tetë Superkupa të Spanjës, tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, tre Superkupa UEFA, Kupën e Botës FIFA, Finalissima, Kupa e Amerikës, një Gold Olimpik, një Kupë Botërore U20, dy tituj të Ligue 1 dhe një Trophée de Champions.