Mira Murati është një ndër figurat kryesore në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë. Ajo është një nga drejtuesit e lartë në OpenAI, ku ka kontribuar në zhvillimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale. Murati ka një eksperiencë të gjerë në fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë dhe është e njohur për rolin e saj në udhëheqjen e projekteve inovative që kanë ndikuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të lidhura me të.
Drejtuesja e OpenAI, ka ndarë një histori interesante për herën e parë që nëna e saj përdori ChatGPT. Në një intervistë të fundit, Murati kujtoi se kur e prezantoi nënën e saj me këtë teknologji të avancuar në vitin 2022, ajo ishte në Itali me motrën e saj.
Mira i kishte shpjeguar nënës së saj se mund të bëjë çdo pyetje që dëshironte, madje edhe në gjuhën shqipe. Pyetja e parë që nëna e saj bëri ishte për martesën e Mirës:
Kur do të martohet Mira?
Ky moment i veçantë nxiti një përgjigje humoristike nga motra e Mirës, e cila tha:
Mami, nuk bën mrekulli, është inteligjencë artificiale.
Murati përshkroi ndërveprimin e nënës së saj me ChatGPT si shumë natyror, duke theksuar se ajo kishte menduar se mund të pyeste çdo gjë. Ky episod nuk vetëm që ndihmon të kuptojmë se si njerëzit ndërveprojnë me teknologjinë, por gjithashtu tregon se edhe ata që janë të afërt me teknologjinë më të avancuar kanë përvoja të thjeshta dhe të ngrohta me të. Kjo histori ilustron se, pavarësisht avancimeve teknologjike, ndërveprimi njerëzor mbetet një pjesë e rëndësishme e përvojës tonë me inteligjencën artificiale.
Por përpos të gjithave, nuk mund ta mohojmë se të gjithë do të dëshironim që ChatGPT të mund t’i përgjigjej pyetjeve të tilla.