Bota Tech

Nga Kalifornia në Teksas, çfarë e shtyu Elon Musk të zhvendoste selinë e kompanisë së tij?

Së fundmi, kompania Tesla e miliarderit Elon Musk ka njoftuar se do të transferojë selinë e kompanisë së tij në Teksas nga Kalifornia. Sipas “BBC”, shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, bëri të ditur vendimin në takimin vjetor të aksionarëve të prodhuesit të makinave elektrike në Austin. Ndërkaq, Musk tha se:

Jam i lumtur për të njoftuar se ne po lëvizim selinë tonë në Austin, Texas.

Kompania e makinave elektrike është aktualisht e vendosur në Palo Alto, Kaliforni, pranë selisë së saj origjinale në San Carlo dhe fabrikës së saj të parë në Fremont. Musk kishte debatuar me politikanët lokalë në qarkun Alameda, Kaliforni, vendndodhja e një fabrike kryesore e Tesla-s, për përgjigjen e saj ndaj COVID-19.

Tesla nuk është kompania e parë që lëviz në Teksas. Në vitin 2020, fuqia teknologjike Oracle njoftoi se po lëvizte nga Silicon Valley në Austin. Firma teknologjike HP dhe prodhuesi i makinave Toyota gjithashtu kanë zhvendosur selinë e tyre amerikane në Teksas nga Kalifornia.

Kalifornia ka ligje më të forta të punës, kosto dhe taksa më të larta të jetesës se shtetet e tjera. Musk e zhvendosi shtëpinë e tij në Teksas nga Kalifornia në fund të vitit të kaluar për t’u përqëndruar në fabrikën e re të prodhimit të makinave Tesla.

Ndërkaq, nëse doni të dini më shumë rreth jetës së Elon Musk, ju rikujtojmë se themeluesi i “SpaceX”, pasi ka fjetur gjashtë orë, gjëja e parë që bën kur zgjohet në orën 7 të mëngjesit është adresimi i atyre që ai i quan “email kritik” për gjysmë ore. Ai pi kafe, por shumicën e kohës është shumë i zënë për të ngrënë mëngjesin. Pastaj, miliarderi 50-vjeçar dhe ikona e teknologjisë i përshëndet fëmijët dhe i dërgon në shkollë.