Celebrities Health & Beauty

Nesë doni të keni fatin e Elon Musk, ndiqni rutinën e tij të mëngjesit!

Themeluesi i “SpaceX”, Elon Musk pasi ka fjetur gjashtë orë, gjëja e parë që bën kur zgjohet në orën 7 të mëngjesit është adresimi i atyre që ai i quan “email kritik” për gjysmë ore. Ai pi kafe, por shumicën e kohës është shumë i zënë për të ngrënë mëngjesin. Pastaj, miliarderi 50-vjeçar dhe ikona e teknologjisë i përshëndet fëmijët dhe i dërgon në shkollë.

Më pas, Musk bën një dush dhe shkon në punë. Mëngjeset e tij zakonisht kalojnë në inxhinieri dhe diskutime të projektimit. Kjo është rutina e përditshme e Musk. Ndërsa Elon planifikon pjesën tjetër të ditës së tij, atij i duhet t’i japë përparësi gjërave. Dhe ky është rekomandimi i tij i produktivitetit edhe për të tjerët.

Përqëndrohuni në sinjalin mbi zhurmën. Mos e humbni kohën në sende që në fakt nuk i bëjnë gjërat më mirë.

Për Musk “sinjali” është zhvillimi i produktit, të cilit ai i kushton shumicën e vëmendjes së tij.

Shumë njerëz mendojnë se duhet të kalojnë shumë kohë me media ose në gjëra biznesi. Por në fakt pothuajse e gjithë koha ime, 80%, është shpenzuar në inxhinieri dhe dizajn.

Në kohën e tij të lirë, Musk thotë se i pëlqen të shikojë filma, të shoqërohet me miqtë dhe të luajë me fëmijët e tij. Rikujtojmë, se Musk dhe partnerja e tij Grimes i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i “SpaceX” konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”, por i ruajnë marrëdhëniet të mira dhe vazhdojnë të jenë bashkë si prindër të djalit të tyre 1-vjeçar, të quajtur X Æ A-Xii Musk.

Disa çifte ndajnë pronën pas ndarjes së tyre por Elon Musk dhe Grimes mesa duket do të ndajnë hapësirën. Grimes është shprehur për “PageSix” se ka në plan dhe do të donte të kolonizonte një nga hënat e Jupiterit dhe veçanërisht Evropën.