Celebrities Showbiz

Nga pasiguritë e deri tek çdo detaj i jetës së saj, Megan Fox i thotë të gjitha!

Supermodelja dhe aktorja e njohur amerikane Megan Fox dhe i dashuri i saj Machine Gun Kelly kanë pozuar dhe kanë dhënë një intervistë për revistën “British GQ Style”.  Çifti shihet në një sërë pozash provokuese për kopertinën e revistës, me aktoren 35-vjeçare e cila pozon nudo e ulur, me një armë në dorë, ndërsa i dashuri i saj qëndron pranë saj, i veshur me një xhaketë të gjatë në ngjyrë të zezë dhe çizme të gjata lëkure në po të njëjtën ngjyrë.

Në fotografi të tjera, çifti pozonte pranë njëri-tjetrit, të dy të përqafuar. MGK shfaqet pa këmishë ku bien në sy tatuazhet e tij, i ulur mes këmbëve të Meganit teksa ajo ka veshur një fustan ngjyrë argjendi. Shkrimtarja Molly Lambert i krahason ata me Morticia dhe Gomez Addams si dhe “Tommy and Pam”, duke thënë se dashuria e tyre është e shenjtë. Gjithashtu dhe Megan Fox ka ndarë fotografitë me ndjekësit e saj në Istagram.

Çifti u shprehën se ata besojnë se shpirtrat e tyre u takuan përpara kohës së tyre të paracaktuar. Megan i thotë intervistuesit se:

Kjo gjë e çuditshme ndodhi. Ne pamë njëri-tjetrin. Nuk më kujtohet fytyra e tij por unë thjesht mbaj mend këtë njeri të gjatë, biond dhe ngrita kokën lart dhe i thashë: “Ti mban era hashash”. Ai më pa dhe më tha: “Unë jam vetë hashashi”. Pastaj, betohem në Zot se ai u zhduk si një ‘ninja’ në një bombë tymi. Mendoj se nuk na lejohej të shiheshim akoma. Ne nuk duhej të takoheshim me njëri-tjetrin atë natë, kështu që shpirtrat tanë, udhërrëfyesit tanë shpirtërorë, po na joshnin ndaj njëri-tjetrit. Është e vështirë të shihje fytyrën e tij sepse fytyra e tij ishte e mbulur atë natë. Çfarë torture, ai ishte atje dhe nuk mund të shkoja tek ai.

Megan në atë kohë ishte ende me ish-partnerin e saj, aktorin dhe producentin e njohur Brian Austin Green në kohën e këtij takimi të parë, me të cilin ka dhe djemtë Noah 9 vjeç, Body 7 vjeç dhe Journey 5 vjeç. Nga ana tjetër, Machine Gun Kelly ka një vajzë 13-vjeçare të quajtur Casie nga një lidhje e mëparshme. Aktorja vijoi:

Kjo është një marrëdhënie shumë intensive. Shpirtrat tanë e zgjodhën këtë që të përballen me hijen tonë, për t’u përballur me gjërat për veten që nuk donim të dinim, që u përpoqëm t’i largonim. Duhet të jetë e lehtë, por gjithashtu ne do të shkojmë në ferr me njëri-tjetrin.

Ndërsa Machine Gun Kelly shton:

Është ekzaktësisht kështu. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se çdo gjë është perfekte me ne. Unë nuk thashë se ishte përralla më e errët pa asnjë arsye.

Rikujtojmë se, së fundmi Megan Fox ka vendosur që të flasë në lidhje me problemet e saj. Të gjithë e njohin Megan-in si një nga femrat më të bukura dhe më perfekte pasi gjithmonë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj tërheqëse. Por ajo së fundmi ka folur në lidhje me problemet e saj shëndetësore, konkretisht në lidhje me dismorfinë e trupit.