Celebrities Gossip Showbiz

Machine Gun Kelly rrëfen të shkuarën e errët: “U kapa me kokainë, ende po paguaj pasojat”

Reperi i njohur Machine Gun Kelly, i njohur edhe si Colson Baker, ka habitur fansat me një rrëfim të sinqertë për jetën e tij personale, duke zbuluar se e shkuara vazhdon ta ndikojë edhe sot.

Gjatë një interviste prapa skenave në Sydney, artisti tregoi pse iu deshën plot tetë vite për t’u rikthyer në Australi. Ai pranoi hapur se kishte hasur probleme ligjore pasi ishte kapur me kokainë gjatë një udhëtimi nga Zelanda e Re.

U kapa me kokainë gjatë rrugës për t’u kthyer nga Zelanda e Re

-u shpreh ai, duke shtuar se ky incident ende ndikon në udhëtimet e tij. Për shkak të kësaj, Machine Gun Kelly nuk ka akses në shërbime si TSA PreCheck apo Global Entry dhe duhet të kalojë në procedurat standarde si çdo pasagjer tjetër.

Megjithatë, përtej së kaluarës, reperi duket se po jeton një fazë reflektimi dhe ndryshimi. Ai foli për një moment vetëdijësimi, ku ndjeu mirënjohje dhe dëshirë për një jetë më të balancuar.

Ky transformim vjen pasi vitin e kaluar ai pranoi publikisht se ka hequr dorë nga alkooli dhe ka kaluar për herë të parë në një qendër rehabilitimi. Sipas tij, ndryshimi lidhet ngushtë me përgjegjësinë ndaj vajzës së tij dhe dëshirën për një të ardhme më të shëndetshme.

Sot shoh më qartë. Kam një vajzë që e dua dhe një jetë të bukur për të jetuar

-u shpreh artisti.

Edhe pse larg “korsisë VIP”, Machine Gun Kelly duket se ka hyrë në një etapë të re, atë të pjekurisë dhe vetëdijes, që për shumëkënd vlen më shumë se çdo luks.