Showbiz

Nicolas Cage akuzohet për dhunë fizike ndaj ish të dashurës

Duket se gjithkush është problematik në industrinë e Hollywood pasi akuzat për sulme seksuale dhe dhunë nuk kanë fund.

Së fundmi edhe aktori i famshëm Nicolas Cage është hedhur në gjyq nga ish e dashura e tij me pretendimin se 54-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj që nga 20 shtatori.

Dokumentet gjyqsore ku ajo kërkon mbrojtje ndaj aktorit tregojnë se këto ngjarje fatkeqe kanë ndodhur kur Cage ka qenë nën efektin e substancave narkotike.

Edhe pse ai nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e lartpërmendura ai do të vazhdojë të jetë nën hetim.