A Live Night Celebrities Music Showbiz

Një artist i vërtetë duhet të përdorë zërin e tij për kauza sociale, Besa Kokëdhima jep mesazhin e fortë në “A Live Night”!

E ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte Besa Kokëdhima. Në një intervistë shumë të sinqertë, artistja e dashur ka rrëfyer gjithçka për karrierën e saj dhe jo vetëm. Duke marrë shkasë nga kënga “C’est la Vie”, Besa jep një mesazh të fortë.

Shumë herë çfarë kam hasur unë është që viktimat kanë vështirësinë e të ecurit përpara sepse kanë ndjenja për njerëzit të cilët i viktimizojnë. Jeta është ajo e përditshmja, ajo që ne vazhdojmë ndërkohë që bëjmë plane. Në momentin që ato reflektojnë mbi jetën e tyre kuptojnë që në të vërtetë jeta kjo është, dhe se do të duhet të ecin përpara duke peshuar lëndimin dhe të keqen që i është bërë.

Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, me anë të muzikës që bën duhet të përcjellë shumë mesazhe. Ja si e shpjegon këtë Besa Kokëdhima.

Unë mendoj se artisti është e pamundur, gati e pashmangshme të mos ndjejë dhe të mos ketë qasje dhe qëndrime edhe për çështje sociale, për ato që e rrethojnë në shoqërinë ku ai jeton. Në Shqipëri ka vend për përmirësim. Unë mendoj se për një artist është shumë e rëndësihme të përdorë zërin e tij për kauza sociale, për gjithçka që ai beson se një fokus shoqëror është i nevojshëm. Nuk duhet të jetë gjithçka vetëm rreth meje, sepse mua më duket vetja si një mjet nga i cili kalon një mesazh i pasqyrimit të asaj që unë shoh, dëgjoj, më dhemb. Kështu që në këtë kontekst ne për artin tonë duhet të kemi një dimension më të thellë, më të vërtetë, më të qenësishëm. Si mund të mos jetë një artist i përfshirë?! Ti je produkti i një shoqërie. Përfshirja ime dhe mbështetja ime ka qenë për kafshët në nevojë, për të gjitha kauzat që i kam vlerësuar të drejta. Mendoj se të gjithë njerëzit e kanë mundësinë që ta bëjnë. Solidariteti është ajo që e mban. Në karrierën time të gjatë dhe në punë me profesionistë të ndryshëm, secili ka një ndihmesë, një kontribut. Unë mendoj se të gjithë njerëzit kanë vlerë të jashtëzakonshme në historikun e karrierës së një njeriu apo edhe historikun e jetës së një njeriu.