Auto & Moto

Një automjet policie në versionin Cybertruck të Tesla-s po zhvillohet nga Oracle!

Gjiganti i teknologjisë kompjuterike Oracle ka bërë të ditur planet për të zhvilluar një automjet policie të bazuar në modelin Cybertruck të Tesla-s. Larry Ellison, bashkëthemeluesi i kompanisë e ka bërë njoftimin gjatë konferencës CloudWork të Oracle në Las Vegas.

Makina jonë e policisë së gjeneratës së ardhshme do të dalë shumë shpejt. Është makina ime e preferuar e policisë; është makina ime e preferuar në fakt dhe po ashtu e Elon Musk. Ndër të tjera, është shumë e sigurt, shumë e shpejtë, ka një trup prej çeliku inox dhe ne nuk do të kemi nevojë t’i shtojmë një ekran ose kamera sepse ne mund të përdorim kamerat e tyre ekzistuese dhe ekranin ekzistues për të vendosur aplikacionin tonë në të.

Derisa fliste, ekrani pas tij shfaqte një imazh një makinë policie Tesla Cybertruck. Bashkëthemeluesi i Oracle nuk dha detaje të mëtejshme. Kjo kompani tashmë po ofron zgjidhje cloud për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe zhvillimi i një makine policie do të ishte hapi tjetër në këtë drejtim.