Celebrities Gossip Showbiz

Një bebe nga Sara Berisha dhe Dj PM? Ja çfarë tregon motra e saj!

Sarah Berisha është një blogere e njohur, shumë e dashur për publikun. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.

Por që nga dalja e tyre nga shtëpia me e madhe në Shqipëri, një shqetësim kanë fansat e tyre dhe pyetje e vazhdueshme që ju bëhet Sarës dhe DJ PM është se kur do sjellin në jetë një fëmijë. Kjo pyetje në fakt nuk i ka munguar as Ditea Berishës, motrës së Sarës, e cila është përgjigjur:

Dhe unë duam të bëhem milionere por duhet të pres edhe pak për këtë gjë

Sarah ka qenë e ftuar në Javën e Modës në Paris dhe mori pjesë në eventin e markës ‘YSL Beauty’. Blogerja ishte e veshur me një fustan të zi me tyl dhe një make-up shumë të thjeshtë e mund të themi se dukej shumë klas. Gjatë eventit Sara arriti të takohej edhe me imazhin kryesorë të brandit, aktorin Austin Butler, me të cilin ka realizuar  një ‘selfie’ që e ndau me fansat e saj në InstaStory.