Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Berisha pozon përkrah aktorit Austin Butler në Javën e Modës në Paris!

Sarah Berisha është një blogere e njohur, shumë e dashur për publikun. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.

Së fundmi Sarah ka qenë e ftuar në Javën e Modës në Paris dhe mori pjesë në eventin e markës ‘YSL Beauty’. Blogerja ishte e veshur me një fustan të zi me tyl dhe një make-up shumë të thjeshtë e mund të themi se dukej shumë klas. Gjatë eventit Sara arriti të takohej edhe me imazhin kryesorë të brandit, aktorin Austin Butler, me të cilin ka realizuar  një ‘selfie’ që e ndau me fansat e saj në InstaStory.

Së fundmi Sara ka postuar një “Ask”, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj dhe më e shpeshta ka qenë nëse Sara është apo jo shtatzanë. Blogerja nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe i ka kthyer përgjigje ndjekësve.