Bota

Një nga personazhet historikë të serialit “The Simpsons” nuk do ta shikoni më!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë personazhi Larry nga ‘The Simpsons’. Personazhi i heshtur i ka dhënë lamtumirën serisë pas 35 vitesh. Producentët kanë vendosur të largojnë personazhin në episodin 765 të ‘The Simpsons’ si pjesë e ndryshimeve që po bëjnë në serinë që prej disa vitesh. Prandaj, nuk do ta shohim më Larryn në vendin e tij të zakonshëm në barin e Moe.

Larry The Barfly ishte emri me të cilin njihet në serial, por sipas zbulimeve të fundit, emri i tij i plotë është Lawrence Dalrymple. Ai kurrë nuk ka qenë pjesë e linjës kryesore të ‘The Simpsons’, duke mos pasur asnjë dialog dhe duke mos interaktuar pothuajse në asnjë situatë. Lamtumira e tij në serial ka qenë, ashtu si prania e tij, e heshtur. Në episodin në fjalë, Larry ndodhet në vendin e tij të zakonshëm në barin e Moe, kur ky i fundit e godet dhe kupton se në të vërtetë ai ishte i vdekur.

Edhe pse ka pasur një rol të vogël në seri, fansat e ‘The Simpsons’ e vajtojnë largimin e tij pas kaq shumë vitesh. Funeralet e tij, në përputhje me personazhin e tij, ishin gjithashtu të përmbajtura, duke mbajtur heshtjen në një ceremoni ku shfaqen vetëm disa nga shokët e tij të barit. Simpsons ka më shumë se tre dekada që ka dalë në transmetim dhe gjatë kësaj kohe, familja e famshme ka parashikuar ngjarje të spikatura dhe ndonjëherë katastrofike që kanë ndodhur në botën reale.

Por çfarë ka rezervuar The Simpsons për të ardhmen tonë? SHBA ka për herë të parë një Presidente femër. Në një episod, një nga personazhet, Lisa, bëhet presidente e SHBA-ve duke hyrë në histori si e para grua në këtë pozicion. Kjo gjë nuk ka ndodhur ende pasi kur Hillaty Clinton garoi kundër Donald Trump shumë prisnin që ajo të fitonte, edhe për shkak të këtij episodi, megjithatë nuk ndodhi. Amerika duket se duhet të presë dhe pak për të patur një grua në krye. “Big Ban” në Londër me orë digjitale. Monumenti më i rëndësishëm dhe më i njohur i Londrës është padyshim ora “Big Ben”. Deri më tani ajo është një orë tradicionale, por duket se e ardhmja rezervon tjetër gjë. A do kthehet ajo në një orë digjitale? Mbetet për t’u parë nëse ky parashikim i Simpson do te vërtetohet.