Celebrities Gossip Showbiz

Një nuse “shembullore” si Angela Martini rrallë e shohim…

Prej 2 vitesh bukuroshja Angela Martini është e martuar me Dragos Savoulescu. Martesa e tyre erdhi krejt papritur e për ata që mund ta kenë humbur, po ashtu nuk ishte fare e zakonshme nga ato që jemi mësuar të shohim. Në vend të fustanit të bardhë Angela veshi një të zi dhe pavarësisht se gjithçka u bë shumë shpejt martesa e tyre ka shkuar për mrekulli. Madje Dragos pak kohë më parë pati edhe probleme me drejtësinë, por kjo ngjarje e forcoi akoma më shumë lidhjen e tyre.

Angela asnjëherë nuk mungon të postojë foto romantike apo dedikime dashurie për bashkëshortin e saj, por këtë herë ajo është bërë shembull dhe për të gjithë nuset e reja për marrëdhënien që ajo ka me familjen e partnerit. Marrëdhëniet e tyre familjare janë shumë të forta dhe këtë na e kanë treguar herë pas here. Së fundmi, Angela ka publikuar një imazh të vjehrrës së saj krahas së cilës i ka uruar ditëlindjen me fjalë shumë të ngrohta:

Urime ditëlindjen vjehrra ime e mrekullueshme. Jam me fat që të kam.

Para pak kohësh, Angela ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët i kanë kërkuar çelësin e suksesit në një lidhje dashurie dhe ajo nuk ka nguruar të shprehet:

Dashuri e vërtetë dhe shumë seks!