Ish-missi Angela Martini, i ka dhënë fund martesës së saj me partnerin, Drago Sulescu. Kështu ka raportuar mediumi ndërkombëtar TMZ, duke u bazuar në disa dokumente ligjore të siguruara nga stafi. Sipas këtyre dokumenteve, modelja ka paraqitur kërkesën për divorc, pas shtatë vjetësh martesë. Për më tepër, aty thuhej se Marini ka treguar se 24 tetori është data e ndarjes dhe si arsye ka shënuar formulimin standard “mospërputhje të pazgjidhshme”.
Çifti ka një fëmijë 3-vjeçar, Kyree Martini Sulescu dhe modelja kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike. Ajo gjithashtu ka kërkuar që Drago, i cili është aktor dhe producent në Hollywood, t’i paguajë asaj pension bashkëshortor. Angela dhe Drago u martuan në dhjetor të vitit 2017. Bukuroshja u shpall Miss Universe Albania në vitin 2010 dhe përfundoi në vendin e gjashtë në garën botërore të “Miss Universe” po atë vit rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë nga një përfaqësuese shqiptare në këtë kompeticion.
Martini ka ndarë së fundmi disa detaje nga pikëpyetjet e ngritura lidhur me një situatë nga ata që i quajti si armiqtë e saj në Tiranë. Përmes disa postimesh në Instagram, Angela shkruan se tani do të fillojë të tregojë një të vërtetë që të gjithë njerëzit meritojnë ta dinë, mbi një rasti të disa viteve më parë.
Modelja hedh akuza se një kompani me të cilën kishte bashkëpunuar për një reklamë, jo vetëm që nuk kishte zbatuar rregullat e pagesës, por edhe i kishte përdorur imazhin për rreth një vit. Modelja shton se këtë rast abuzimi e ka vijuar përmes avokatëve të saj, për të ndaluar ligjërisht që imazhi i saj të përdoret përsëri nga kompania. Sipas Martinit, pas përballjes ligjore, kompania ka kryer veprime hakmarrëse, duke i bllokuar disa prej botimeve dhe artikujve për të.