Celebrities Gossip Showbiz

Një pjesë e dytë e këngës së famshme të Donaldit dhe Borës, Elgit Doda paralajmëron “TL2”!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Të gjithë i mbajmë mend këngët e dashurisë që Donald Veshaj ia kushtoi Bora Zemanit në bashkëpunim me Elgitin, vitin e kaluar gjatë periudhës së “Big Brother Vip 1”. Kënga “TL” (Toxic Love) ishte më e pëlqyera nga publiku dhe në krye të klasifikimeve muzikore. E së fundmi duket se Elgiti ka një surprizë për të gjithë, pasi me postimin e fundit ka lajmëruar se do të sjellë pjesën e dytë të këngës, duke na treguar kështu edhe pak prej saj. “TL2” do të publikohet së shpejti dhe të gjithë duket se mezi janë duke e pritur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giti (@elgitdoda)

Elgit ka treguar gjatë një interviste “sekretet” dhe prapaskenat e këngës së famshme që Luizi i ka dedikuar Kiarës për Shën Valentini, e cila titullohet “Me ty”. Artisti ka treguar se sfida ka qenë një sfidë e vërtetë megjithatë Luizi është sjellë si një profesionist.