Lajmet e fundit

Rikthimi epik i Harry Styles “errëson” ditën e madhe të Louis Tomlinson? Përballje mes ish-shokëve të One Direction?

Ajo që duhej të ishte një moment kulmor për Louis Tomlinson, është shndërruar në një përballje të papritur me hijen e madhe të ish-shokut të tij të bandës.

Publikimi i këngës së re të Louis, “Imposter”, është zbehur ndjeshëm nga rikthimi spektakolar i Harry Styles, i cili ka shpallur kthimin e tij madhështor në muzikë pas katër vitesh mungesë.

Të dy artistët, që dikur formonin pjesë të One Direction, një nga boyband-et më të famshme në histori, kanë zgjedhur rastësisht të publikojnë projekte të reja në të njëjtën javë.

Por vëmendja e fansave është zhvendosur masivisht drejt Harry Styles, i cili javën e kaluar konfirmoi albumin e tij të ri dhe njoftoi se singëlli i parë, “Aperture”, do të publikohet këtë të premte.

Ironikisht, e njëjta ditë shënon edhe daljen e albumit të ri të Louis Tomlinson, “How Did I Get Here?”, duke krijuar një “betejë” të drejtpërdrejtë në klasifikimet muzikore dhe platformat streaming.


Ndërkohë që Harry po përjeton një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga fansat, Louis ka folur me pasion për projektin e tij të ri.

Ai ka treguar se albumi i tretë përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tij si kantautor, duke qenë më personal dhe më i sinqertë se kurrë më parë.

Kënga “Imposter”, sipas vetë Louis, është shkruar gjatë një qëndrimi trejavor në xhunglat e Kosta Rikës dhe trajton temën e identitetit dhe pasigurive personale.

Është momenti më melodik i albumit dhe mezi pres që publiku ta dëgjojë

-ka deklaruar ai.

Në rrjetet sociale, veçanërisht në X (ish-Twitter), fansat kanë reaguar me humor, ankth dhe entuziazëm, duke komentuar përplasjen muzikore mes dy ish-anëtarëve të One Direction.


Shumë prej tyre kanë pranuar se janë të ndarë mes besnikërisë ndaj Louis dhe emocionit të rikthimit të Harry-t.

Ndërkohë, Harry Styles ka çuar në ekstazë ndjekësit e tij duke konfirmuar se albumi i ri, “KISS ALL THE TIME. DISCO, OCCASIONALLY”, do të publikohet më 6 mars.

Rikthimi i tij është shoqëruar me fushatë misterioze: postera në qytete të mëdha, një faqe enigmatike online, video simbolike dhe madje edhe mesazhe zanore të dërguara fansave në WhatsApp.

Louis Tomlinson, nga ana tjetër, pritet të rikthehet edhe në skenë me një turne botëror që nis në mars 2026, duke treguar se pavarësisht “konkurrencës” së fortë, ai është gati të vazhdojë rrugën e tij artistike.

Një gjë është e sigurt: ish-anëtarët e One Direction vazhdojnë të dominojnë skenën muzikore globale, edhe pse tashmë secili në betejën e vet.