Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota Celebrities Film & Tv

Një “Squid Game” i jetës reale/ Ja eventi që u mbajt në Adu Dabi!

Duke marrë parasysh famën e madhe që seriali korean “Squid Game” mori, ishte vetëm çështje kohe para se një lojë e vërtetë “Squid Game” të bëhej realitet, gjë që në fakt është ajo që ndodhi kohët e fundit në Abu Dabi. Seriali përqendrohet në 456 njerëz që konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë për jetë a vdekje, të gjitha për mundësinë për të fituar një çmim të madh parash. Shfaqja e Netflix u shfaq për herë të parë në mbarë botën në shërbimin e transmetimit në shtator të këtij viti dhe shumë shpejt bëri ‘xhiron’ e botës.

Brenda javës së parë të lançimit, “Squid Game” u cilësua si seriali më i ndjekur i Netflix. Seriali tërhoqi mbi 111 milion shikues brenda 28 ditëve të para të publikimit, duke tejkaluar serialin më të ndjekur të rrjetit në atë kohë, “Bridgerton”. Squid Game tërhoqi aq shumë shikues sa një ofrues i shërbimit të internetit me bazë në Korenë e Jugut paditi Netflix për shkak të rritjes masive të trafikut në faqe. Seriali gjithashtu ka marrë një vlerësim kritik universal, duke fituar një vlerësim 91% të miratimit në “Rotten Tomatoes”. Për më tepër, të thuash që “Squid Game” është bërë një fenomen kulturor do të ishte një nënvlerësim për të.

Për shkak të suksesit masiv të shfaqjes, Qendra Koreane e Kulturës në Abu Dabi e ktheu ‘lojën e kallamarëve’ në realitet, të paktën pa anën e vrasjes. Ngjarja u zhvillua të martën në Emiratet e Bashkuara Arabe në dy pjesë të ndryshme. Dy skuadra prej 15 vetash konkuruan në sfidat nga seria që përfshinte dritën e gjelbër dhe dritë e kuqe, sfidën e karameleve Dalgona dhe lojërat me letra, Marbles dhe Ddakji. Ndërsa postimi në faqen e internetit përmendi një çmim në para, nuk ishte e qartë se sa ishte fituar.

Gjatë eventit, të dy grupet e ekipeve veshën bluza me logon e shfaqjes. Stafi nga ana tjetër, veshi kostumet e trekëndëshit me ngjyrë rozë që ngjanin me kostumet e kontrollorëve të veshur gjatë lojërave ekstreme në “Squid Game”. Ndryshe nga seriali, eventi që u mbajt në Abu Dabi padyshim nuk përfshinte asnjë skenë dhun apo gjakderdhje. Sidoqoftë, kjo nuk ishte hera e parë që “Squid Game” u luajt në jetën reale. Në fillim të këtij muaji, fëmijët në një shkollë në Belgjikë luajtën sfidën e dritës së kuqe dhe të dritës jeshile, e cila rezultoi në gjakderdhje kur fëmijët që fituan rrahën ata që humbën.

Duke pasur parasysh popullaritetin masiv të serialit, kjo definitivisht nuk është hera e fundit që “Squid Game” do të luhet në jetën reale. Duke marrë parasysh sa të popullarizuara janë kostumet e veshjes së shfaqjes për Halloween 2021, ndikimi i serialit do të vazhdojë gjatë. Për fat të mirë, ngjarja në Abu Dabi nuk rezultoi në dhunë, që do të thotë se më shumë lojëra imituese kanë të ngjarë të shfaqen në muajt e ardhshëm. Thjesht mos prisni ndonjë çmim në para që ju ndryshon jetën.