Celebrities Showbiz

Një super Katy Perry, që nuk e keni parë asnjëherë më parë!

Së fundmi këngëtarja e njohur Katy Perry ka folur në lidhje me ngjashmëritë midis të qenit një mama dhe një yll i famshëm pop-i. Këtë ajo e shprehu gjatë shfaqjes ku ishte edhe e ftuar speciale në ‘Elle DeGeneres’. Këngëtarja 37-vjeçare, e cila lindi vajzën Daisy Dove në muajin gusht të vitit 2020, u shpreh se ka disa ngjashmëri të habitshme midis të dyja punëve të saj, pavarësisht se ato janë jashtëzakonisht të ndryshme dhe i përkasin fushave të ndryshme.

Në rrjetin e saj social Instagram ajo ka postuar edhe një video nga e gjithë shfaqja që ajo drejtoi, ku edhe kishte shkruar se:

Një 37 shumë produktive deri më tani!

Bukuroshja kishte vendosur që të këndonte një prej hiteve të saj ndërkohë që edhe bënte një pasqyrim të detajuar të të gjithë situatës ku ajo është gjendur pas lindjes së vajzës së saj, të cilën e konsideroi edhe si një nga dhuratat më të mëdha dhe më të çmuara në botë.

Këngëtarja e hitit ‘Dark Horse’ solli në jetë Daisy-n, me të fejuarin e saj Orlando Bloom, të cilin ajo e quajti “Babai i Vitit”, pasi ai zbuloi se po pikturonte murin e çerdhes së vajzës së tyre dhe po bashkonte lodrat.

Rikujtojmë gjithashtu se Katy Perry dhe Orlando Bloom thuhet se janë më të fortë dhe më të afërt se kurrë pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Ndërkohë, shokët e tyre thonë se janë gati të zgjerojnë familjen e tyre dhe nuk duan të presin shumë kohë para se të mirëpresin fëmijën e dytë. Një burim i tha revistës ‘Closer’ si më poshtë.

Katy dhe Orlando janë bërë edhe më të fortë që kur kanë Daisy dhe ata e duan jetën si një famile, kështu që ata nuk duan të humbin kohë para se të kenë një fëmijë tjetër. Katy është tepër e afërt me motrën e saj, Angela, e cila është vetëm 20 muaj më e madhe se ajo, kështu që ajo dëshiron të sigurojë që Daisy të përjetojë të njëjtën marrëdhënie vëllazërore që ka.