Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër fëmijë? Ledri Vula tregon planet për zgjerimin e familjes!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Së fundmi ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja dhe përgatitjen e albumit të tij.

Sartisti organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “1 G.O.A.T për ty”. G.O.A.T është akronim për “The Greatest Of All Times” apo në shqip “Më i miri i të gjitha kohërave”. Në një intervistë për Top Channel në prapaskenën e festës ai ka treguar disa nga “sekretet” e këngëve të tij, por jo vetëm aq. Ledri ka treguar edhe rreth planeve për zgjerimin e familjes, ku dhe ka treguar sa fëmijë dëshiron të ketë.

Gazetarja: A do i shtohet ndonjë pjesëtar familjes?

Ledri: Nuk e di. Dhe Poi veç ka ndodhur. Unë dua dhe dy goca dhe një çun.

Artisti ka performuar në skenë të gjitha këngët e sigurisht edhe duetet, për të cilat janë ngjitur në skenë edhe bashkëpunëtorët përkatës. “1 G.O.A.T për ty” përmban 14 këngë, nga të cilat 6 bashkëpunime. Ledri ka zgjedhur të bashkëpunojë për këtë album me Mc Kresha, Lyrical Son, Mozzik, Vig Poppa, Lumi B, Buta dhe Capital T.