Celebrities Music Showbiz

Ledri Vula publikon albumin e tij në një mbrëmje plot me yje…

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Së fundmi ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja dhe përgatitjen e albumit të tij.

Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektet e tij të reja muzikore ku tërhoqi shumë vëmendje nga të gjithë. Dhe momenti i shumëpritur erdhi. Mbrëmjen e kaluar artisti organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “1 G.O.A.T për ty”. G.O.A.T është akronim për “The Greatest Of All Times” apo në shqip “Më i miri i të gjitha kohërave”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Promovimi i albumit është bërë në një club në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personazhe të shumta publike. Noizy, Dhurata Dora, Stresi, Capital T, Yll Limani, Robert Berisha, DJ PM dhe DJ Dagz, Dea Mishel ishin disa nga shumë personazhet e njohur të pranishëm.

Artisti ka performuar në skenë të gjitha këngët e sigurisht edhe duetet, për të cilat janë ngjitur në skenë edhe bashkëpunëtorët përkatës. “1 G.O.A.T për ty” përmban 14 këngë, nga të cilat 6 bashkëpunime. Ledri ka zgjedhur të bashkëpunojë për këtë album me Mc Kresha, Lyrical Son, Mozzik, Vig Poppa, Lumi B, Buta dhe Capital T.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)