Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e dinim më parë, 2Ton na zbuloi pasionin e tij të fshehtë!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Mirëpo edhe pse nuk na e kishte treguar kurrë, artisti duket se ka një pasion që nuk ka të bëjë aspak me muzikën por me sportin dhe është pikërisht boksi. Me anë të një postimi në Instagram, teksa na ka treguar një video ku shfaqet duke grushtuar theksin e boksit krahas ka shkruar:

Keni nevojë për pak motivim?

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. E për të gjithë ju dashamirësit e 2Ton, ai ka publikuar këngën e dytë, ‘Si era’.