Aktualitet Rajoni

Open Balkan/ Konferenca e përbashkët: Nga nesër ngrihet grupi i punës, në shtator panairi i verërave dhe ushqimit!

Nga Ohri, atje ku u mbajt edhe samiti, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nisma është lëvizje më e shpejtë e njerëzve dhe mallrave. Sipas tij, në këtë krizë edhe kokrra e grurit do të ketë peshë të madhe dhe njoftoi ngritjen e një grupi të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete.

“Ballkani i Hapur lindi si ide e 3 njerëzve, sot nuk është më ideja e 3 njerëzve dhe nuk është më një punë e 3 njerëzve. Do jetë gjithnjë e më shumë i më shumë njerëzve. Mjafton të vish me makinë këtu në Ohër dhe ta kalosh doganën për të parë ndryshimin ku një tabelë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të hapur, ku për të gjithë ata që transportojnë produktet e punës dhe djersës së punës, do të thotë një çlirim i madh.

Ne do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë që sipas të gjitha gjasave mund të thellohet dhe më shumë, e cila ka pushtuar mbarë botën, kërkon patjetër qëndrueshmërinë dhe përpjekjen e çdo vendi, por çdo gjë që mund të bëjmë për të lehtësuar barrën e secilit prej vendeve tona falë bashkëpunimit është diçka e vyer në këtë moment, ku edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Ku dhe kilovati i fundi të energjisë do të ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye grupi ynë i përbashkët do të fillojë menjëherë nga puna. Në gusht ballafaqim i punës së grupeve të punës. në shtator edicioni i parë i panairit të verërave dhe të ushqimit, por ku do të jenë të ftuar gjithë sipërmarrësit”, deklaroi Rama.

Kryeminstri Edi Rama është shprehur se nisma Open Ballkan nuk është e inciuar nga Rusia dhe se deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se mbështet Open Balkan, nuk e bën pis këtë bashkëpunim, Ai tha se të gjitha shtetet përfitojnë nga Ballkani i Hapur.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në konferencën e përbashkët në Ohër, u shpreh se Ballkani i Hapur është fytyra re e Ballkanit Perëndimor.

“Kam marrë pjesë në shumë takime në lidhje me Ballkanin perëndimor. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor të gjitha temat e adresuara kanë të bëjmë me jetën dhe standarde, qoftë, për bujqësinë, krizën aktuale apo ajo që na pret në Europë. Kjo është një qasje që paraqet një kthesë, unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë , por gjashtë dhe ‘Open Balkan’ të ketë më shumë pjesëmarrës. Pra të bëjmë gjërat që qytetarët kërkojnë nga ne. Do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e gjashtë . Ne jemi të fokusuar për bashkëpunim. Ishte nder për mua dhe kënaqësi të isha këtu. Ju uroj sukses të madh dhe dua të them që Maqedonia e Veriut e ka arsyetuar rolin e saj.”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka luajtur një rol të rëndësishëm që kjo nismë të funksionojë.

“Ramës i them një falenderim të madh, se kur kemi qenë në presion he kur është dashur që të heq dorë nga open Ballkan ka treguar përcaktim dhe vendosmëri dhe si kryetar i Serbisë i kam një falenderim të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte, faleminderit njerëzve që vijnë në Shqipëri dhe ata që presin turistë nga Serbia. Kjo do të sjellë shumë gjëra të mira, jam krenar për atë që kemi bërë”, tha Vuçiç.