Bota

Pandemia në botë, ja gjesti fisnik i ish-gruas së themeluesit të “Amazon”!

Në 4 muaj, MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, dhuroi mbi 4 miliardë dollarë për ushqime dhe ndihma emergjente përmes 380 organizatave bamirëse. Në një blog, Scott shkruan për synimin që të ndihmojë amerikanët në vështirësi për shkak të pandemisë koronavirus.

“Pandemia ka qenë një goditje për jetët e amerikanëve që tashmë kishin telashe. Humbjet ekonomike dhe telashet shëndetësore kanë qenë më të rënda për gratë, njerëzit me ngjyrë dhe ata që jetojnë në varfëri. Ndërkohë, është rritur dukshëm pasuria e miliarderëve”-ka dekluarar Scott.

E 18-ta në listën e më të pasurve në botë, në veçanti ajo ka menduar për gratë, njerëzit me ngjyrë dhe ata që jetojnë në varfëri. Në vitin që po lemë pas, pasuria e MacKenzie-t u rrit me 23.6 miliardë dollarë dhe llogaritet 60.7 miliardë. Shumica e pasurisë vjen nga Bezos-i që është personi më i pasur në botë.