Botë e Çuditshme Design

Parandalonte dhimbjen e kokës pas alkoolit, zbulohet unaza “magjike”!

Arkeologët në Izrael kanë zbuluar se, në të kaluarën, njerëzit përdornin një unazë për të parandaluar dhimbjen e kokës pasi e kishin tepruar me alkool. E zbuluar në qytetin Yavne, bizhuteria e lashtë mendohet se përdorej për të sjellë sa më shpejt në vete ata që e ekzagjeronin me alkoolin.

Në një deklaratë për shtyp, arkeologu Amir Golani tha se:

Guri vjollcë që ka kjo unazë është e lidhur me shumë benefite. Njëra prej tyre ka qenë edhe parandalimi i efekteve anësore kur konsumoje shumë alkool.

Unaza u gjet vetëm 150 metra larg mbetjeve të një magazine që përmbante amfora, një lloj kavanozi që përdoret për të ruajtur verën. Vendi i gërmimit është datuar afërsisht në shekullin e 7-të, rreth fundit të epokës bizantine dhe fillimit të periudhës së hershme islame, megjithëse zyrtarët thanë se unaza mund të ishte edhe më e vjetër.

Në njoftimin për shtyp thuhej se:

Unazat e arit të zbukuruara me gur ametist janë të njohura në botën romake dhe ka mundësi që gjetja e unazës t’i përkasë elitave që kanë jetuar në qytet qysh në shekullin III të erës sonë.

Golani gjithashtu spekuloi se unaza, e cila peshon 5.11 gram dikur i përkiste një personi të pasur.

Veshja e xhevahirit tregonte statusin dhe pasurinë e tyre. Unaza të tilla i kishin edhe burrat dhe gratë.