Celebrities Film & Tv Live From Tirana

Partnerët në kërcim të Enxhit dhe Sarës në “Dancing With The Stars” tregojnë përjetimet e tyre pak para nisjes së spektaklit!

“Dancing with the Stars”, spektakli më i madh i kërcimit në vend, do të nisë shumë shpejt. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj është një nga konkurrentet më të fundit e zbuluar nga faqja zyrtare e “Dancing With The Stars” në Instagram. Me biznesin e kozmetikës, postimet e shumta në rrjete sociale dhe madje një kanal të vetin në YouTube, Sara ka fituar dashurinë e publikut dhe me siguri të gjithë janë gati ta shohin në një tjetër fushë. Bashkë me të do kërcejë balerini profesionist, Erindi, kampion në Dance sportiv.

Një tjetër konkurrente është dhe Enxhi Nasufi, prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up”, programi i mëngjesit në Top Channel dhe Top Albania Radio, me Blendi Salaj dhe Neada Muçaj. Dy partnerët në kërcim të Sarës dhe Enxhit, Erindi dhe Silvester ishin sot të ftuar në “Live From Tirana”, për të zbuluar më shumë për përjetimet e tyre dhe jo vetëm.

Erind: Kur u prezantova me Sarën, unë që në fillim doja shumë që të isha me një VIP interesant, të na përputheshin idetë. Kur u takuam për herë të parë m’u duk shumë e thjeshtë. I thashë që duhet të bie pak nga pasha. Por u bëra pak pishman, sepse kur jemi tek provat duam të porosisim ndonjë picë. Nuk dua që ajo të dobësohet. Kryesisht flasim për kërcimin, çfarë mund të bëjmë, çfarë do të veshim, si do të shkojë puntata e parë.

Silvester: Unë kam pasur gjithmonë vetëm një pretendim. Që të kisha partnere një këngëtare, që të ketë vesh muzike. Më mirë isha me Julkën, por me Enxhin jemi akoma në fillim. Pika më e fortë është veshi i muzikës. Enxhi më tha pëe herë të parë që ‘e dija që do më bije ti si partner’.