Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër çift i bashkohet arenës së kërcimit të DWTS, bëhet fjalë për blogeren e famshme Sara Karaj…

Spektakli më i madh i kërcimit në vend së shpejti do të nisë. “Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e cila prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up” dhe bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Por kush është konkurrentja e radhës?!

Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj është konkurrentja më e fundit e zbuluar nga faqja zyrtare e Dancing With The Stars në Instagram. Me biznesin e kozmetikës, postimet e shumta në rrjete sociale dhe madje një kanal të vetin në YouTube, Sara ka fituar dashurinë e publikut dhe me siguri të gjithë janë gati ta shohin në një tjetër fushë.

Bashkë me të do kërcejë balerini profesionist, Erindi, kampion në Dance sportiv. I urojmë shumë suksese çiftit dhe presim spektakël nga dyshja!