Celebrities Showbiz

Pas aksidentit në sheshxhirim thyen heshtjen bashkëshortja e Alec Baldwin!

Një ngjarje e rëndë, në dukje aksidentale në setin e filmit amerikan “Rust” në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara tronditi botën e kinematografisë dhe jo vetëm. Policia është ende duke hetuar zinxhirin e ngjarjeve që çuan në këtë aksident tragjik nga ku mbeti e vrarë kinematografja Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza.

Tashmë ka qenë bashkëshortja e Alec Baldwin, Hilaria e cila ka thyer heshtjen në lidhje me të shtënat aksidentale të drejtores së fotografisë, në të cilën ishte përfshirë bashkëshorti i saj. Hilaria bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku shprehu ngushëllimet për Hutchins. Ajo shkroi:

Zemra ime është me Halyna, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe me Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Dhimbje. Humbje. Mbështetje.

Sipas ‘Associated Press’, një ndihmës-regjisor padashur i dha Alec Baldwin një armë të mbushur dhe i tha atij se ishte e sigurt të përdorej, vetëm pak çaste para të shtënave. Tashmë thuihet se Baldwin ka anuluar projekte të tjera pas incidentit në sheshxhirim. Një burim i afërt pranë aktorit tha për “People” se Baldwin po kërkon t’i kushtojë pak kohë vetes dhe të ripërqendrohet, siç ka bërë gjatë periudhave të vështira edhe në të kaluarën.

Policia e Santa Fe hoqi provat nga vendi i ngjarjes, përfshirë kostumin e Baldwin-it të lyer me gjak nga filmi, armën që u shkrep, si dhe armë të tjera mbështetëse dhe municione që përdoreshin në xhirime. Disa orë para tragjedisë, disa punonjës të ekuipazhit të kamerave u larguan nga sheshxhirimi për të protestuar ndaj kushteve të punës. Sipas burimeve të brendshme, disa nga ankesat e tyre përfshinin orë të gjata pune, udhëtime të gjata dhe pritje për pagat e tyre.