Celebrities Showbiz

Pas Britney Spears tani edhe e motra vjen me akuza të forta për prindërit e saj…

Çështja e kujdestarisë së Britney Spears u bë shumë kohë që është në vëmendje të mediave. Ylli i muzikës pop, është duke u shëruar nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, po lirohet tani plotësisht.

Por tani edhe motra e Britney Spears ka hedhur akuza për prindërit e saj duke thënë se ata u përpoqën vazhdimisht ta bindnin që të abortonte kur mbeti shtatëzënë në moshën 16-vjeçare. Jamie Lynn, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për mungesën e mbështetjes për motrën e saj, Britney-n, do të nxjerrë librin “Things I should Have Said”, në fillim të vitit të ardhshëm. Në mbishkrimin e postimit, Jamie Lynn Spears nuk e përmendi motrën e saj, por thjesht tha se libri do të detajonte problemet e saj të shëndetit mendor.

Jamie Lynn, e cila ishte aktore protagoniste në serialin për adoleshentë “Zoey 101” për disa muaj përpara se të zbulonte se ishte shtatzënë në vitin 2007, pohoi se prindërit e saj u grindën me të për vendimin e saj për të mos e ndërprerë shtatzëninë dhe u përpoqën vazhdimisht ta bindnin atë të kryente një abort.

Erdhën në dhomën time duke u përpjekur të më bindnin se të kesh një fëmijë në këtë pikë të jetës sime ishte një ide e tmerrshme… Më thonin: “Do të vrasë karrierën. Ti je e re. Ti nuk e di se çfarë je duke bërë. Ka pilula që mund të pish. Ne mund të ndihmojmë të kujdesesh për këtë problem. Unë njoh një mjek.”

Jamie Lynn pretendon gjithashtu se ajo dhe nëna e saj u fshehën gjatë shtatzënisë dhe asaj nuk i lejohej t’i tregonte askujt për këtë, madje as motrës së saj.

Unë kisha nevojë për Britney-n më shumë se kurrë dhe ajo nuk ishte në gjendje të më ndihmonte në kohën time më të vështirë. Edhe sot e kësaj dite, dhimbja që nuk mund t’i them asgjë motrës sime vazhdon ende.