Showbiz

Pas ndarjes nga jeta të Karl Lagerfeld, pasuria e tij i shkon maces

Pas ndarjes nga jeta të Karl Legerfeld ditën e djeshme e gjithë industria e modës është në zi për humbjen e një ikone kaq të madhe ndërsa të tjerët po pyesin se ç’po bëhet me pasurinë e tij.

Sipas tabloidëve të ndryshëm, mendohet se pasuria 200 milionë dollarëshe e stilistit do t’i kalojë maces së tij Choupette.

Kjo nuk do të ishte ndonjë çudi e madhe pasi në një intervistë të dhënë në vitin 2013, stilisti i ndjerë u shpreh se e do shumë macen e tij. Ajo ka një trupërojë personale, aksesorë dhe veshje të shtrenjta, një kuzhinier personal dhe dy shërbyese.

85-vjeçari asokohe pohoi se në testamentin e tij bën pjesë edhe Choupette madje ka përfshirë edhe personin që do të kujdesej për macen e tij kur ai të largohej nga kjo botë.

Karl u prezantua me Choupette në vitin 2011 kur ajo i përkiste modeles Baptiste Giabiconi. Lagerfeld po kujdesej për macen e mikes së tij por ra menjëherë në dashuri me të dhe vendosi ta mbante për vete duke mos ja kthyer më modeles.