Celebrities Film & Tv Showbiz

Penelope Cruz dhe Javier Bardem bëjnë histori në ‘Oscars 2022’!

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edicioni i 94-rt i çmimeve Oscar 2022, ku filmi “Coda” u shpall triumfuesi. Komedia dramatike me regji të Sian Heder është një remake i filmit francez të vitit 2014, “La Famille Bélier” dhe ku gjithçka vjen përmes gjuhës së shenjave në një familje peshkatarësh që nuk flasin, me përjashtim të vajzës. “Coda” triumfoi edhe me Troy Kotsur, aktori më i mirë jo-protagonist dhe për skenarin më të mirë të përshtatur.

Ndërkaq vlen të theksojmë se aktorja e njohur Penelope Cruz dhe bashkëshorti i saj Javier Bardem kanë bërë histori në çmimet Oscar këtë vit së bashku me Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons dhe kjo sepse është hera e parë që dy çifte janë nominuar për Academy Awards në të njëjtën kohë. Cruz ishte në garë për Aktoren më të Mirë në “Parallel Mothers”, një film me regji të Pedro Almodóvar, ndërsa bashkëshorti i saj u nominua në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin e Desi Arnazit në “Being the Ricardos”.

Rikujtojmë se çifti u martua në vitin 2010 dhe kanë dy fëmijë, Leo dhe Luna. Duke folur për momentin kur mësuan për nominimet e tyre, Bardem, tha për ‘Deadline’ se:

Ishim në divan, të përqafuar së bashku duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhte. Kur ata shpallën nominimin tim fillimisht, u emocionova shumë, por nuk ishte një festë e vërtetë derisa dëgjuam se edhe ajo ishte nominuar. Ne nuk do të ishim në gjendje të festonim vërtet së bashku nëse njëri prej nesh do të ishte i zhgënjyer. Po të ishim njerëz normalë, do të bënim një festë. Por ne në fakt jemi mjaft të mërzitshëm.

Çifti ka luajtur në disa projekte së bashku, duke përfshirë “Vicky Cristina Barcelona”, “Jamon Jamon” dhe “Loving Pablo”. Dyshja nuk janë të panjohur për Oscars. Bardem fitoi Oscar 2008 për interpretimin më të mirë nga një aktor në një rol dytësor për “No Country for Old Men”. Një vit më pas, Cruz fitoi performancën më të mirë nga një aktore në një rol dytësor për portretizimin e saj të Maria Elenës në “Vicky Cristina Barcelona”.

Ndërkaq në kategoritë mbështetëse, dyshja Plemons dhe Dunst morën nominime për rolet e tyre në “The Power of the Dog”. Të dy janë të fejuar që nga viti 2017 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Garat e mëparshme të Oscarit kanë përfshirë çifte të jetës reale si Heath Ledger dhe Michelle Williams të cilët u nominuan në 2006 për rolet e tyre në ‘Brokeback Mountain’.