Botë e Çuditshme Lifestyle

Për habinë e të gjithëve, mësohet se qentë mund të arrijnë të kuptojnë sa është ora!

Në librin e saj të ri me hulumtime rreth qenve, ekspertja Alexandra Horowitz ka propozuar një teori të madhe rreth qenve… Sipas saj qentë mund ta dinë sa është ora përmes shqisës së nuhatjes. Kjo për shkak se hundët e qenve janë tejet komplekse. Aq komplekse saqë i nuhasin edhe erërat të cilat qeniet njerëzore nuk munden.

Për shkak se shqisa e nuhatjes së tyre është më e fortë, ata e përdorin nuhatjen për ta kuptuar botën përreth tyre. Alexandra shpjegon se:

Secila ditë e ka një aromë ndryshe. Orët e çdo dite shkaktojnë ndryshime në aroma të cilat qentë i vërejnë. Rrjedhimisht, qentë e nuhasin kohën.

Alexandra tregon se edhe aroma brenda shtëpisë ndryshon përgjatë ditës, gjë e cila shpjegon se përse shtëpia mbanë aromë më ndryshe kur vini në shtëpi sesa kur keni dalë, falë ngritjes së ajrit të nxehtë. Qentë mund t’i shfrytëzojnë këto ndryshime aromatike për të kuptuar nëse është mëngjes apo pasdite. Aromat gjithashtu mund të përdoren për ta treguar edhe orën e saktë, varësisht se sa të fuqishme janë.

Kur një aromë është e fortë, çfarëdo që ta ketë shkaktuar ajo ka ndodhur së fundmi. Pra, aq më shumë që dobësohet ajo aromë, aq më shumë kohë ka kaluar. Pra, kalimi i kohës ka një aromë nënvete, por hundët tona nuk janë të afta ta nuhasin, ndërsa të qenve, pasi që kanë me mijëra më shumë receptorë të hundës, mund ta nuhasin kohën.

Rikujtojmë se, aftësitë njohëse të qenve u testuan së fundmi nga shkencëtarët në Universitetin e Helsinkit, ku më shumë se 1000 qen në 13 raca kaluan nëpër 10 teste. Ndërsa raca Collie ishte ndër të parat për sa i përket aftësive sociale, labradorët ishin në fund.

Hulumtimi është kryer nga marsi i vitit 2016 deri në shkurt 2022 dhe rezultatet janë publikuar në ‘Scientific Reports’. Me kalimin e viteve, shkencëtarët ishin në shoqërinë e qenve të moshës një deri në tetë vjeç, të cilëve iu nënshtrua një testi të quajtur smartDOG. Testi prej dhjetë pjesësh testoi kujtesën afatshkurtër të qenve, arsyetimin logjik, aftësitë sociale, nivelin e aktivitetit dhe kërkimin.