Celebrities Gossip Showbiz

Për herë të parë pas ceremonisë martesore, reagon Arbana Osmani: “Zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete…”

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë. Të ftuarit më specialë ishin 3, Joni, Dielli dhe Zoi, në një kujtim që zgjat përjetësisht.

E pas kësaj ceremonie martesore që u zhvilluar ‘larg syve të publikut’, për të gjithë dashamirësit e saj, prezantuesja ka reaguar për herë të parë me anë të një deklarate në Instastory ku shprehet:

Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete, kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë. E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë.

Përgjatë ditëve të fundit ky lajm ka ngjallur shumë kureshtje në media për fustanin e nusërisë, detaje lidhur me organizimin e padyshim të ftuarit. Personazhet VIP sigurisht që nuk munguan por duket se nga ky event nuk do të kemi shumë momente të dokumentuara pasi rregullat për të mos filmuar ishin tepër strikte nga çifti. Nusen dhe dhëndrin nuk e kemi parë ende por vetëm disa nga personazhet e njohur që ishin në dasmën e çiftit.