Botë e Çuditshme Love & Sex

Për ju nuk është normale, po për të po…kjo nuse në dasmën e saj zgjodhi fustanin që i tregon të pasmet!

Me detaje delikate dhe dizajne të mrekullueshme, veshjet e nusërisë shpesh ndezin imagjinatën e grave që ëndërrojnë ditën kur do të veshin një të tillë. Pavarësisht se cila është nusja, ajo gjithmonë do të duket mahnitëse në veshjen që zgjedh, sepse sado e bukur të jetë veshja, gëzimi dhe festimi i dashurisë së saj e bëjnë gjithçka më të bukur.

Shumica e nuseve zgjedhin fustane të gjatë dhe madhështorë në ditën e dasmës, por një vajzë bëri komplet të kundërtën. Modelja MC Rielle në ditën e dasmës së saj vendosi të ekspozojë të pasmet duke veshur një fustan të shkurtër dhe të tejdukshëm për ceremoninë.

Modelja tha se nuk donte të kishte një fustan martese tradicionale dhe dëshironte të dukej ndryshe.

Ajo tha se nuk shihte asnjë problem me shfaqjen e të pasmeve të saj në ceremoni. Madje ajo u shpreh se edhe nuset më seksi e kanë mbështetur pamjen e saj. Nusja donte që dita e saj e madhe të ishte një moment historik dhe diçka për të mbajtur mend.

Modelja ndau fotografitë e saj të dasmës një ditë më pas, ku shihej me një buzëqeshje ndërsa pozonte para një ndërtese. Në pjesën e pasme ajo kishte vetëm një tyl, ku i tregonte mjaft qartë format e saj dhe mbante një tufë me lule në dorë. Pjesën më të madhe të fotove, nusja i ka realizuar me shpinë nga kamera.

Modelja, e cila ka 500,000 ndjekës në Instagram, shpesh herë i mahnit fansat me fotografitë e saj seksi.

https://www.instagram.com/p/CObMfkBAwF8/