Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Për një mëngjes plot me vlera ushqyese dhe shumë të shpejtë, provoni këto super receta!

Mëngjesi konsiderohet vakti më jetik i ditës dhe duke përfshirë receta ushqyese në menunë tuaj të mëngjesit, jo vetëm që ju ushqen me të drejtë, por gjithashtu rrit disponimin tuaj duke ju dhënë kënaqësinë e nevojshme për ditën. Por me nxitimin e mëngjesit, shumë prej nesh nuk kanë kohë të mjaftueshme për ta përgatitur atë, për rrjedhojë, anashkalimi i këtij vakti mund të dëmtojë shëndetin tonë duke shkaktuar mangësi ushqyese. Këtu ju sjellim disa receta të mëngjesit që mund të përgatiten lehtësisht në vetëm pak minuta dhe t’ju shpëtojnë nga sabotimi i produktivitetit tuaj gjatë gjithë pjesës së mbetur të ditës.

Fruta dhe drithëra
  • Një gotë me ujë kokosi (i ftohur)
  • Manaferrat, të copëtuara
  • Mollë, të copëtuara ose (çdo frut tjetër që ju pëlqen)
  • Drithëra sipas dëshirës

Merrni një tas dhe hidhni ujë kokosi në të. Më pas, shtoni manaferrat, mollët ose çdo frut tjetër që keni aty dhe që e pëlqeni shumë së bashku me drithërat. Përziejini mirë dhe shërbejeni të ftohtë.

Petulla me banane
  • 1 banane
  • 2 vezë
  • 2 lugë miell tërshërë

Bëni një brumë të butë duke përzier bananet, vezët dhe tërshërën së bashku. Lyejmë tavën e nxehur me pak vaj dhe hedhim në mënyrë të barabartë 2 lugë brumë për petullat. Prisni derisa të piqet në mënyrë të barabartë nga të dyja anët. Shijojeni atë me mbushjet e fetave të bananes ose ndonjë fruti tjetër.

Puding me fara Chia
  • 1 filxhan qumësht bajame
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 2 lugë çaji fara chia

Merrni një gotë dhe përzieni mjaltin në të me qumështin e bajames. Më pas, shtoni disa fara chia dhe përzieni mirë. Lëreni në frigorifer për rreth gjysmë ore dhe shijojeni duke hedhur arra ose fruta të copëtuara sipër saj.

Parfait me shegë
  • 200 gram kokrra shege
  • Arra dhe bajame (të copëtuara)
  • Kos me pak yndyrë

Merrni një gotë, shtoni një shtresë me arra dhe më pas hidhni pak kos. Shtroni mbi të një shtresë me kokrra shege. Përsëriteni procesin edhe një herë. Shërbejeni të ftohur.