Film & Tv

Për të gjithë fansat ‘e çmendur’ të “House of Gucci”, tani mund të kaloni disa ditë pushime në vilën e famshme në Liqenin e Komos…

Adhuruesit e historisë dhe modës së lartë mund të dëshirojnë të bëjnë një rezervim për një arratisje luksoze në brigjet perëndimore të Italisë tani më shumë se kurrë. Vila Balbiano, njëkohësisht dhe vendi i xhirimeve për shtëpinë e Aldo Gucci në filmin që po bën shumë bujë të ‘House of Gucci’ do të jetë në dispozicion për t’u rezervuar në Airbnb muajin e ardhshëm.

Me aktorë si Lady Gaga dhe Adam Driver, filmi ka të bëjë me vrasjen, magjepsjen dhe lakminë në shtëpinë italiane të modës. Një nga mjediset kryesore ku zhvillohet filmi është pallati i madh, i cili ndodhet në liqenin e Komos në veri të Italisë. E ndërtuar në një ish-manastir françeskan, vila daton në shekullin e 16-të me kardinalin Tolomeo Gallio, i cili e bëri atë rezidencën e tij. Në shekullin e 17-të, ajo ishte në pronësi të Angela Maria Durini, e cila organizonte netë gala, festivale dhe ngjarje të tjera të rëndësishme në pallat.

Vila Balbiano është një nga rezidencat më të mëdha private në liqenin e Komos. Ajo ka një kopsht të harlisur, të vlerësuar me çmime të njohura nga Shoqëria Britanike e Dizajnuesve të Kopshteve. Detaje të tjera përfshijnë një pishinë të hapur, skelë private dhe një varkë.

Pallati kryesor ka gjashtë suita luksoze, secila dhomë gjumi e projektuar me porosi nga dekoruesi i njohur i brendshëm Jacques Garcia. Ndërkohë tualetet janë të pajisura me mermer të hollë të bollshëm me pamje që të lë pa frymë.

Gjatë gjithë qëndrimit tuaj, do të shikoni vepra arti të koleksionuara nga Sotheby’s dhe Christie’s, si dhe afreske origjinale të shekullit të 17-të.

Por sigurisht bukuria e rajonit të Lombardisë ju tërheq përsëri jashtë në pamjet mahnitëse ujore të liqenit të Komos.

Rezervimi për në Balbiano nis ditën e hënën, më 6 dhjetor, për një qëndrim një natë më datë 30 mars 2022. Një qëndrim për një natë kushton 1,128 dollarë.

Për ata që nuk mund të ofrojnë dot një qëndrim në shtëpinë luksoze të Liqenit Komo, mund të shihni më shumë nga madhështia e tij në ‘House of Gucci’, e cila publikohet më 24 nëntor.