Lifestyle Love & Sex

Për të përmirësuar marrëdhënien tuaj me partnerin planifikoni seksin!

Nëse nuk uleni dhe e planifikoni seksin, thjesht nuk do të ndodhë. “Sa më shumë e ndërthurim jetën tonë me logjistikën, financat, pastrimin, fëmijët, punën, etj, aq më pak hapësirë kemi për seksin,”-thotë për Glamour Rachel Wright, psikoterapiste dhe themeluese e ‘Shame Free Therapy’. “Nëse nuk jeni të angazhuar për t’i dhënë përparësi lidhjes dhe kënaqësisë tuaj seksuale, është e lehtë që ajo të humbasë në rrëmujën e jetës.”

Kjo nuk do të thotë se asgjë nuk është e gabuar me marrëdhënien tuaj. “Është krejtësisht normale që çiftet në marrëdhënie afatgjata të kalojnë për periudha të gjata kohore pa intimitet fizik”,-thotë Moraya Seeger DeGeare, MA, LMFT, eksperte e marrëdhënieve. “Çfarë do të thotë “kohë e gjatë” varet thellësisht nga çifti. Për disa kjo është disa javë, për të tjerët disa vite.”

Megjithatë, një rënie e mprehtë në seks është e dukshme dhe mund të jetë e vështirë të përcaktohet se çfarë duhet bërë për të rikthyer shkëndijën. “Ka shumë arsye që seksi mund ‘të bjerë’ në një marrëdhënie,”-thotë sociologia Sarah Melancon. “Me kalimin e kohës në një marrëdhënie, ne priremi të kemi më shumë përgjegjësi që na marrin kohën, energjinë dhe fokusin.”

Për më tepër, pas gjashtë muajve të parë deri në dy vitet e një lidhjeje, hormonet dhe kimikatet e fazës së muajit të mjaltit kalojnë dhe realiteti fillon të shfaqet. “Partneri juaj ka zakone të bezdisshme, ju gjithmonë keni atë grindje dhe mund të filloni të ndjeni tendosjen e disa nevojave të paplotësuara në marrëdhënie. Në këtë pikë, seksi mund të bjerë përballë dramës.”

Kjo është arsyeja pse, përveç punës për të përmirësuar marrëdhënien tuaj në përgjithësi, ekspertët inkurajojnë çiftet të planifikojnë seks dhe intimitet fizik. Planifikimi nuk do të thotë automatikisht se ju nuk do të keni ritme eksituese, emocionuese dhe marramendëse.

Nëse doni të siguroheni që ju dhe partneri juaj t’i jepni përparësi lidhjes, argëtimit dhe kimisë seksuale, planifikojeni atë. Ndërkaq, seksi i mëngjesit është një mënyrë e shëndetshme jo vetëm për të mbajtur gjallë marrëdhënien në çift, por njëkohësisht shërben edhe si një lloj sporti që të mban trupin në formë. Nëse e filloni ditën duke bërë dashuri, gjithë ditën do të ndiheni mirë dhe sistemin imunitar do ta keni edhe më të fortë.