Celebrities Gossip Showbiz

“Po më vjen keq për ata…”, Dafina Zeqiri vazhdon me ‘dramat e dashurisë’!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Së fundmi Dafina me anë të një postimi në Instastory ka zbuluar se po punon për projektin e ri muzikor. Edhe pse prej disa kohësh Dafina ka publikuar vetëm këngë dashurie që shprehin dhimbje dhe vuajte, kjo është marrë si arsye për shkak të ndarjes së saj nga ish i dashuri Dj Geek. Ama edhe pse tashmë Dafina ka treguar se është shumë e lumtur me partnerin e saj të ri, Kreshnik Gjergji, këngëtarja ka treguar se përsëri do të publikojë këngë të tilla dhe ky vit do të ketë ende projekte nga ajo.

Sonte kemi regjistruar projektin e radhës. Po më vjen keq për ata që menduan se e mbylla sivjet me projekte “vuajtjesh”

Së fundmi është vënë re nga fansat se në performancën e saj më të fundit, këngëtarja greke Ivi Adamou ka të njëjtin ‘look’ që këngëtarja Dafina Zeqiri ka pasur para disa ditësh në koncertin e saj. Kështu fansat e kanë akuzuar Ivin se ka kopjuar Dafinën pasi ajo e ka veshur e para.