Sport

Po vuan dëmtimet në mbrojtje, ja kë donte Real Madridi në merkaton e Janarit…

Sezoni i fortë i Real Madridit deri më tani është bërë edhe më mbresëlënës për shkak të numrit të madh të lëndimeve në ekipin e Carlo Ancelottit. Veçanërisht vlen të theksohet problemi që kanë pasur në fazën e mbrojtjes, gjë që në disa raste e kishte detyruar Ancelottin që të luante në atë pozitë me Carvajal dhe Tchouameni. Eder Militao këputi ligamentin ACL në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Athletic Bilbaos, ndërsa të njëjtin lëndim e pësoi edhe David Alaba në dhjetor ndaj Villarrealit.

Kjo kishte bërë që klubi të mbetej vetëm me Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez si dy opsionet e vetme natyrale në qendër të mbrojtjes, por përkundër kësaj, asnjë blerje e re nuk u bë në afatin e janarit.Por, kjo nuk do të thotë se drejtuesit e Realit nuk ishin të interesuar për të afruar një lojtar. Siç raporton Diario AS, mbrojtësi i Union Berlinit, Diogo Leite, ka qenë një opsion real për gjigantin spanjoll në formë huazimi deri në verë, por në fund ata vendosën që të qëndrojnë me Rudiger dhe Nacho, teksa ndërkohë Tchouameni dhe Carvajal do të përdoreshin si opsione emergjente. Fakti që nuk transferuan një mbrojtës gjatë janarit nuk e ka dëmtuar Real Madridin, ani pse një lojtar më shumë në atë pozitë nuk do tu bënte dëm atyre.