Aktualitet Sociale

Pranë të moshuarve e fëmijëve, DTWS i bashkohet nismës së Fondacionit “Dritan Hoxha”!

Kasti i “Dancing With The Stars”, së bashku me balerinët profesionistë, i janë bashkuar nismës së Fondacionit Dritan Hoxha në prag të Krishtlindjeve. Ndalesa e parë e tyre ishte në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë.

Falë mbështetjes së “Lobby Home” u dhuruan dyshekë të rehatshëm për të moshuarit, të cilët kaluan një ditë ndryshe. Morën shumë dashuri dhe festuan duke kërcyer e kënduar.

Ndalesa e dytë ishte në fshatin SOS ku u dhuruan nga Fondacioni “Dritan Hoxha” pako ushqimore dhe ëmbëlsira për fëmijët.

Ata që gëzojnë më shumë në festat e fundvitit janë fëmijët ndaj nuk mund të mungonte edhe një ndalesë në shtëpinë e foshnjës në Durrës ku falë mbështetjes së “Hamleys Albania” janë dhuruar 40 lodra për fëmijët deri në 6 vjeç që janë në këtë institucion.

Këtë fundvit, Fondacioni “Dritan Hoxha” ka qenë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje për t’u dhënë mundësi që të kalojnë festa të gëzuara.