Bota Celebrities

Presidenti Zelensky falenderon publikisht çiftin e njohur të aktorëve Mila Kunis dhe Ashton Kutcher pas gjestit për refugjatët ukrainas!

Së fundmi, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë dhuruar tre milionë dollarë për refugjatët ukrainas. Çifti i aktorëve kanë hapur një llogari për mbledhje fondesh në ‘GoFundMe’ me synimin e arritjes së shifrës të 30 milionë dollarëve për ndihma humanitare në kampet e refugjatëve. Aktorja gjatë videos së postuar në Instagram, së bashku me të shoqin bënë të njohur iniciativën e tyre:

Kam lindur në Chernivtsi në Ukrainë më 1983. Kam ardhur në Amerikë në 1991 dhe jam ndjerë gjithmonë amerikane. Por asnjëherë si tani nuk jam ndjerë kaq krenare që jam ukrainase.

Këto janë fjalë të aktores Mila Kunis e cila bashkë me aktorin e njohur Ashton Kutcher kanë vendosur të ndihmojnë rezistencën e popullit ukrainas. Kutcher vazhdon:

Edhe unë jam shumë krenar që jam martuar me një ukrainase.

Ndërkohë që këtë veprim edhe e ka mbështetur dhe përshëndetur Presidenti Volodymyr Zelensky. Ai lavdëroi Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për grumbullimin e rreth 35 milionë dollarëve për të mbështetur refugjatët që ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta tanimë.

Presidenti 44-vjeçar ukrainas pati një video-telefonatë me çiftin e famshëm të dielën për të diskutuar punën e tyre, pasi numri i refugjatëve ukrainas u rrit në 3.2 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Kutcher, 44 vjeç, dhe Kunis, 38, i cili ka lindur në Chernivtsi, Ukrainë, nisën një GoFundMe më 3 mars për të financuar kompanitë me bazë në San Francisko Flexport dhe Airbnb. “Flexport” është një kompani transporti mallrash që sjell furnizime për refugjatët në të gjithë Evropën dhe Airbnb po u siguron atyre strehim falas dhe afatshkurtër.

Presidenti shkroi në rrjetin e tij social Twitter fjalë lavdërimi për çiftin, duke shkruar se ata ishin “ndër të parët që iu përgjigjën pikëllimit tonë”. Ai vazhdoi duke thënë:

Ata kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë ato në @flexport & @ Airbnb për të ndihmuar refugjatët ukrainas.