Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Princ Harry dhe Meghan Markle të lënduar nga episodi i fundit i serialit “Family Guy”!

Seriali satirik i filmave vizatimorë “Family Guy” ka ironizuar së fundmi Princin Harry dhe Meghan Markle. Prodhuesit e serialit, i cili është në sezonin e tij të 27-të në Fox, në episodin e tyre të fundit u tallën me marrëveshjen shumëmilionëshe të çiftit me Netflix dhe lanë të kuptohet se marrëveshja është një nga mënyrat e pakta në të cilat ata mund të fitojnë para pasi u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në fillim të vitit 2020.

Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se janë të revoltuar me këtë episod. Sipas revistës Closer, burime pranë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it pohojnë se ata e kanë etiketuar episodin “të ashpër”. Dyshja, të cilët u larguan nga jeta mbretërore në vitin 2020, janë ndjerë sikur nuk po munden të pushojnë. Burimi i brendshëm shtoi se:

Meghan tha se nuk do të poshtërohet kështu dhe është e dëshpëruar për një zgjidhje. Ata janë në gjendje paniku. Ajo që i ka goditur më fort është se ata konsiderohen mashtrues apo budallenj të llastuar.

Burimi tha më tej se aktorja e “Suits” beson se e vetmja mënyrë që ata të jenë të qetë është që Harry “të gëlltisë krenarinë e tij dhe të lutet për faljen e familjes së tij”. Ndërkaq, në episodin e fundit, protagonisti Peter Griffin ulet në një bar dhe mendon se si do t’i kthejë paratë që i ka borxh, përpara se të vendosë se do të “dalë vetëm” ashtu siç bënë Harry dhe Meghan. Më pas skena kalon në një vilë që i ngjan shumë shtëpisë së çiftit në Montecito. Aty të dy shijojnë momente relaksi në pishinë. Në filmat vizatimorë Harry shfaqet me flokët e tij të kuq, ndërsa Meghan është plotësisht e përqendruar në telefonin e saj. Një shërbëtor me pamje britanike i pret dhe u jep një çek.