Celebrities Showbiz

Princ Harry shpjegon arsyen pse e etiketon bashkëshorten e Mbretit Charles III si “të rrezikshme”!

Që nga publikimi i librit të Princit Harry “Spare” dhe zhurmës së madhe që ai krijoi në median online në mbarë botën, një nga faktet që bëri bujë më të madhe ishte edhe se sa kritik është Harry ndaj njerkës së tij, ‘Queen Consort’ Camilla.

Gjatë një prej intervistave të tij televizive në CBS me Anderson Cooper, Duka i Sussex shpjegoi se ajo ishte personi i tretë në martesën e prindërve të tij dhe duke qenë se kjo gjë do të dukej keq në publik, ajo kishte nevojë të rregullonte imazhin e saj. Në libër ishte e detajuar se si Harry dhe vëllai i tij Princi William i kishin kërkuar babait të tyre, Mbretit Charles, që të mos martohej me të.

Ne nuk menduam se ishte e nevojshme. Menduam se do të bënte më shumë dëm sesa dobi. Pse të shkosh kaq larg kur nuk ke nevojë domosdoshmërisht? Ne donim që ai të ishte i lumtur. Dhe pamë se sa i lumtur ishte me të. Kështu, në atë kohë, ishte ‘OK’.

I pyetur nga gazetari amerikan se pse ajo i është dukur e rrezikshme, Harry është përgjigjur rreth arsyes pse:

Për shkak të nevojës që ajo të rregullonte imazhin e saj. Kjo e bëri atë të rrezikshme për shkak të lidhjeve që ajo po krijonte brenda shtypit britanik. Dhe kishte gatishmëri të hapur nga të dyja palët për tregtimin e informacionit.

Ai gjithashtu ndau në shfaqjen e tij publike në lidhje me reputacionin dhe historitë që ndodhnin brenda pallatit mbretëror, duke thënë se:

Nëse ju shtyjnë të besoni, si anëtar i familjes, se të qenit në faqen e parë, të kesh tituj pozitivë, histori pozitive të shkruara për ty, do të përmirësojë reputacionin tënd ose do të rrisë shanset që të pranohesh si monark nga publiku britanik, atëherë kjo është ajo që do të bëni.

Të dy Charles dhe Camilla u martuan në 2005,  dhe tashmë ajo ka rreth 17 vite që është anëtare e familjes mbretërore. Ajo madje u miratua nga mbretëresha e ndjerë për të qenë bashkëshorte për mbretin e ardhshëm në shkurt 2022 dhe prandaj mban titullin ‘Queen Consort’.