Celebrities Showbiz

Prisni pak, Paris Hilton dhe Carter Reum kanë plane të reja në horizont?!

Bukuroshja Paris Hilton edhe pse është martuar pak ditë më parë ajo ende është duke shijuar atmosferën si një e porsamartuar. Vetë sipërmarrësja, e cila u martua me biznesmenin Carter Reum në një ceremoni luksoze triditore që filloi me datë 11 nëntor, është shprehur për PEOPLE se:

Kjo është ndjenja më magjike në botë. Të dish që tani zyrtarisht mund ta kalosh pjesën tjetër të jetës me dashurinë e jetës tënde është një ëndërr e realizuar.

Uploaded image

Ndërkohë që Reum tregon se:

Paris është dashuria e jetës sime. Kjo është një gjë që e di pa dyshim.

Të gjithë rrugëtimin e planifikimit dhe të realizimit të dasmës së tyre dyshja Hilton dhe Reum e kanë bërë të ditur se do të transmetohet në serialin e tyre në ‘Peacock’, me titull ‘Paris in Love’. Duke qenë se Paris e zhvilloi dasmën e saj në një nga pronat e gjyshit të saj në Bel-Air.

Ishte kaq kuptimplotë, sepse shtëpia ka kaq shumë rëndësi. Gjithmonë e imagjinoja të bëja dasmën time si një përrallë atje që kur isha e vogël. Ka kaq shumë kujtime që i mbaj shumë dhe që të isha në gjendje të festoja historinë time të dashurisë aty ishte e mahnitshme.

Uploaded image

Gjatë mbrëmjes së parë të dasmës Hilton ishte e rrethuar nga familja, duke përfshirë këtu motrën e saj Nicky Hilton Rothschild, nënën Kathy, hallën Kyle Richards dhe miqtë e saj si Kim Kardashian West, Paula. Abdul dhe Nicole Richie.

Njerëzit rreth nesh janë më të rëndësishmit dhe ne i vlerësojmë lidhjet që kemi me ta.

Tani, Hilton zbulon se ajo dhe burri i saj i ri mezi po presin që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, fillimisht duke festuar me një muaj mjalti shumë të bukur.

Ne do të marrim sa më shumë kohë për veten tonë. Ne do të udhëtojmë sa më shumë dhe do të shijojmë kohën tonë.

Ndërkohë që plani tjetër është më i rëndësishëm se i pari.

Mezi pres të rrisim familjen tonë. Nuk e kisha menduar kurrë se do të takoja një burrë si ai, i cili më do mua për Parisin dhe jo për Paris Hilton. Ai do të jetë bashkëshorti më i mirë  dhe babai më i mirë.