Celebrities Gossip Showbiz

Pas dasmës madhështore të Paris Hilton dhe Carter Reum, vijnë edhe pamjet e para nga muaji i tyre i mjaltit!

Dasma përfundoi dhe Paris Hilton akoma vazhdon që të ketë vëmendjen e të gjithëve. Tashmë nuk janë më detajet nga dasma e saj madhështore por janë pushimet e saj. Bukuroshja ka postuar disa foto dhe video në rrjetin e saj social Instagram, që mesa duket janë nga pushimet e muajit të tyre të mjaltit.

Trashëgimtarja 40-vjeçare postoi fillimisht një foto nga avioni përpara se të postonte video nga kuverta e një jahti rreth 11 orë më vonë. Këtë lajm e konfirmoi po vetë ajo sepse në video-n e postuar kishte vendosur një ‘GIF’ që shkruante për muajin e mjaltit. Në shumicën e postimeve në InstaStory ishte edhe një video e bukur e peshkaqenëve dhe rrezeve të diellit që binin edhe në varkën ku ata ndodheshin.

Vlen për t’u përmendur se bukuroshja Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, ndërsa në ceremoni ishin të ftuar Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha. 40-vjeçarja konfirmoi lajmin duke publikuar në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi para ceremonisë, ku shfaqej me fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”.

Jeta ime e re fillon sot…11/11. E sapo martuar, përgjithmonë Paris Hilton Reum.

Ceremonia, ishte një nga eventet më madhështore që për tre ditë me radhë pati një vëmendje shumë të madhe nga të gjithë fansat e saj por jo vetëm. Përpos organizimit madhështor ajo që ra më shumë në sy ishin detajet e pafundme dhe mjaft të veçanta. Ku edhe një vëmendje shumë të madhe morën edhe fustanet e nusërisë që përgjatë të treja ditëve të ceremonisë Paris i ndryshoi disa herë dhe secili prej tyre kishte veçantinë e tij.