Celebrities Love & Sex Showbiz

Pritjes i erdhi fundi! Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë!

Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj më datë 11 prill dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, kësaj here të një djali. Dhe momenti erdhi! Emina është bërë nënë për herë të tretë. Këtë lajm të bukur ajo e ka postuar në rrjetin e saj social Instagram ku ka ndarë edhe një imazh me të birin.

Teksa mbante djalin në krahë, modelja i ka bërë edhe një dedikim emocional dhe ka zbuluar gjithashtu edhe emrin e djalit.

Djali im është këtu. Sha Yosef Nazarian. Zemra ime është plotë. Njeriu im i vogël, tashmë më keni mësuar kaq shumë gjëra. Nuk kishte të bënte me atë se kur do të lindje, ishte kur donit të vinit dhe më mësuat se në jetë asgjë nuk jepet kur e dëshironi, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë.

Rikujtojmë që Emina është e martuar me biznesmenin miliarder Sam Nazarian dhe çifti janë prindër edhe të dy vajzave. Emina vlen të theksojmë që edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e harron kurrë vendin e saj duke e vizituar gjithmonë dhe gjithashtu të ndihmojë me të ardhura monetare familjet në nevojë.

Disa kohë më parë ajo rrëfeu historinë se si është larguar nga vendi që e donte aq shumë për të emigruar në kërkim të një jete më të mirë, për një karrierë të suksesshme, për dashurinë dhe për 2 engjëj që solli në jetë për hir të dashurisë.