Showbiz

Emina Cunmulaj ka disa fjalë të ndjera për vendin ku është rritur

Modelja e famshme Emina Cunmulaj të bën ta duash vendin tënd edhe më shumë edhe nëse ke jetuar dhe vazhdon të jetosh aty.

Së fundmi bukuroshja gjendet në Tuz të Malit të Zi pasi hodhi votën e saj në zgjedhjet e mbajtura ditët e fundit. Ajo ka postuar edhe një sërë fotosh në tokën ku është rritur duke treguar se kishte kaq shumë nostalgji për vendin e saj.

Emina rrëfeu historinë se si është larguar nga vendi që e donte aq shumë për të emigruar në kërkim të një jete më të mirë, për një karrierë të suksesshme, për dashurinë dhe për 2 engjëj që solli në jetë për hir të dashurisë.

“Kjo është toka jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kaloja fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë. S’ka si vendi yt” -shkruan Emina Cunmulaj në diçiturën e fotos së postuar në Instagram.